Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mund të detyrohet të mbajë emrin e ish-partneres së tij, Shakira, në fanellën e klubit katalanas.
Sipas mediave spanjolle, këngëtarja kolumbiane mund të jetë e radhës që do të përfitojë nga marrëveshja e klubit katalanas me Spotify, pasi promovuan reperin e famshëm Drake në El Clasico të së dielës kundër Real Madridit.
Drake u bë artisti i parë që ka kaluar shifrën prej 50 miliardë streams në Spotify dhe duke pasur parasysh faktin se kjo platformë është sponsor i klubit katalanas, logoja e Drake ishte në fanellë.
SOURCE SPORTS: Spotify and FC Barcelona Debut Special OVO Jerseys Celebrating Drake Hitting 50 Billion Streams https://t.co/o7WqYfZdvi
— The Source Magazine (@TheSource) October 19, 2022
Shakira është gati të publikojë këngën e saj të re ‘Monotonia’ dhe tashmë ka ndezur spekulime se kënga përshkruan ndarjen e saj nga Pique, me të cilin ka dy fëmijë, pas 11 vitesh.
Gazetari Moises Llorens pohon se një kontratë është afër përmes partneritetit të Spotify me këngëtaren, logoja dhe emri i së cilës duhet të figurojnë në fanellën e Barcelonës.
Pique, i cili tani është në lidhje me Clara Chia Marti, është lënë jashtë disa ndeshjeve këtë sezon nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe ka indikacione se klubi po planifikon ta heqë qafe atë.
Ai do të duhet ta bartë emrin e këngëtares nëse arrihet marrëveshja./Telegrafi/