Telegrafi

Pique: Mourinho është fitues dhe jo plan kundër Barcës

Gerrard Pique mendon se Jose Mourinho është transferuar te Real Madridi për të fituar tituj, duke thënë se ai është fitues, por assesi një plan anti-Barcelona.

“Mourinho është një fitues dhe trajner i madh, por nuk mendoj se ai është transferuar si plan kundër Barcelonës. Reali po tenton të gjejë mënyra se si të fitojë tituj, por mbetet të shihet se a do të japin rezultat”, ka thënë Pique. /Telegrafi/