Manchester United nuk mposhten lehtë dhe nuk duhet nënvlerësuar nga Barcelona, thotë Gerard Pique.
Djemtë e Ole Gunnar Solskjaer kaluan tutje duke e eliminuar një klub si Paris Saint-Germain.
Pique që ka luajtur me United tregon se ky klub ka histori dhe nuk është e lehtë të mposhtet.
“E kam para reprizën e ndeshjes Manchester United v PSG. Është një shembull i mirë”.
“Nuk mund ta lësh anash Manchester Unitedin. Duhet ta kryesh punën. Ata e treguan në ndeshjen e dytë ndaj PSG. Ata kanë lojtarë të rinj dhe të talentuar”.
Pique ka zhvilluar 23 ndeshje me Unitedin, si huazim nga Real Zaragoza.
“Një ndeshje speciale për mua. Aty është vendi ku nga fëmijë jam bërë burrë. Kam mësuar shumë, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”, deklaroi Pique. /Telegrafi/