Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka konsideruar të veçantë kthimin e tij para tifozëve të Manchester Unitedit në Old Tarfford.
Futbollisti spanjoll ka luajtur për Djajtë e Kuq gjatë viteve 2004-2008, prandaj natyrisht se ka pasur emocione të përziera në fitoren prej 1-0 të Barcelonës.
“Pasi e shikuam ndeshjen ndaj PSG-së, nuk duhet t’i besojmë rezultatit, ata shkuan në Paris me rezultat më të mirë dhe shikoni çfarë ndodhi, klubet e mëdha bëjnë gjëra të këtilla, duhet t’ia dalësh deri në fund”.
“Ishte e veçantë (për mua) ardhja këtu pas shumë vitesh, jemi në formën më të mirë në mbrojtje aktualisht në këtë sezon, ndihem komod, shumë mirë për moshën time dhe përvojën”, ka deklaruar Pique pas ndeshjes.
Unitedi do ta ketë shumë të vështirë ndeshjen e kthimit në Camp Nou, pasi Barca mbetet favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/