Site icon Telegrafi

Pique me kërkesë të çuditshme, pas pensionimit nga futbolli

Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique, ka rënë dakord çuditërisht me pretendimin e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, se ndeshjet e futbollit janë shumë të gjata.

Shefi i Los Blancos bëri një sugjerim të çuditshëm vitin e kaluar kur po propozohej Superliga Evropiane.

75-vjeçari tha se sporti duhet të “shkurtojë kohëzgjatjen e ndeshjeve” për të provuar të angazhojë audiencën më të re.

Dhe ndërsa Pique ka këmbëngulur se Superliga Evropiane nuk është një mënyrë e mundshme për të përmirësuar futbollin, ai çuditërisht ka rënë dakord me reduktimin e kohëzgjatjes së ndeshjeve.

Duke folur për Ibai Llanos në Twitch, ai tha: “Prezantimi i Superligës ishte një rrëmujë e madhe, mbi të gjitha nga Florentino. Por, unë jam dakord me të për nevojën për të magjepsur audiencën më të re, edhe nëse nuk jam dakord me Superligën”.

“Ne duhet të kemi produkte më të shkurtra, më joshëse. Për mua, 90 minuta më duken një kohë e gjatë”.

Real Madrid , Barcelona dhe Juventus janë të prirur për të vazhduar me planin e Superligës Evropiane.

Dhe muajin e kaluar, shefi i ri i ESL-së së dështuar shkaktoi zhurmë duke parashikuar se do të rifillojë në vitin 2024.

Ndërkohë, Pique u tërhoq nga futbolli në fillim të kësaj jave, duke përfunduar karrierën e tij me karton të kuq edhe pse ishte një zëvendësues i papërdorur, pasi kishte sharë gjyqtarin e ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version