Site icon Telegrafi

Pique: Jam gati të largohem, kemi prekur fundin

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se nëse është e nevojshme, ai do të largohet që të vijnë lojtarë të ri.

Sipas tij nuk mund të masakrohen më në këtë mënyrë, siç ndodhi mbrëmjen e sotme, kur humbën 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi prekur fundin. Nëse më duhet të largohem për të ardhur gjak i ri, unë largohem”.

Gerard Pique (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

“Në Evropë nuk mund të garojmë kështu. Nuk mund të fshihemi më”.

“Turp, nuk mund të them asgjë tjetër. Nuk është hera e parë as e dyta. Klubi ka nevojë për ndryshime të të gjitha llojeve”, ka thënë mbrojtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version