Telegrafi

Pique ia drejton gishtin presidentit të La Ligas, pritet një dënim i rëndë (Foto/Video)

Barcelona barazoi me Villarrealin me rezultat 1-1, kjo ndeshje kaloi me shumë kartona dhe polemika nga të dy anët.

Por, në fund ishte Gerard Pique ai i cili u tradhtua nga nervat dhe kështu spanjolli me të përfunduar ndeshjen, gjatë rrugës për në zhveshtore ia drejtoi gishtin presidentit të La Ligas, Javier Tabes, dhe i tha: “E patë edhe vet”.

Mbrojtësi i Barçës e tha këtë i nervozuar me referimin pasi sipas tij gjyqtari kryesor nuk dha dy penallti për katalunasit.

Më poshtë keni reagimin e Pique dhe prekjet me dorë nga Bruno i Villarrealit. /Telegrafi/