Telegrafi

Pique i hapur të nisë bisedimet për zvogëlimin e pagës në vitin 2021

(Foto: Instagram/3gerardpique)

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është i hapur që të nisë bisedimet për uljen e pagës në vitin 2021, si pesë e ristrukturimit financiar brenda ekipit të parë.

Bordi i klubit dëshiron t’i ulë pagat për 30 për qind, si pasojë e krizës financiare në Camp Nou për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Pjesa më e madhe e skuadrës e është shprehur kundër dhe ia ka dërguar një burofaks klubit për ta informuar se nuk do ta pranojnë.

Sipas të përditshmes AS, njëri ndër të rrallët që është i gatshëm të heqë dorë nga një pjesë e rrogës së tij është Pique.

(Foto: Instagram/3gerardpique)

Spanjolli ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022, ndërsa akoma nuk i ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.

Sidoqoftë, 33-vjeçari është i gatshëm që, sipas planit, në vitin 2021 të pranojë ulje të pagës deri në fund të kontratës aktuale.

Lexo po ashtu Vetëm tre futbollistë të Barcelonës kanë pranuar uljen e pagave, tifozët të irrituar me Messin dhe legjendat tjera të klubit

Siç raporton Radio RAC1, Frenkie De Jong, Marc Ter Stegen dhe Clement Lenglet, janë tre lojtarët e vetëm që nuk e kanë nënshkruar letrën refuzuese drejtuar klubit, pasi ata janë të gatshëm të heqin dorë nga një përqindje e pagës. /Telegrafi/