Telegrafi

Pique i hapur për të marrë presidencën e Barcelonës

Gerard Pique është menduar të sfidojë për presidencën e Barcelonës në të ardhmen, dhe kjo është diçka që sigurisht i intereson legjendës së klubit, i cili aktualisht zotëron skuadrën e FC Andorra.

Duke folur për Sky Sports, Pique zbuloi se ai është i hapur për të marrë postin e presidentit të Barcelonës në të ardhmen, megjithëse nuk ka interes ta bëjë këtë së shpejti për shkak të angazhimeve të tij me Kings League.

“Unë kam qenë një tifoz i Barcelonës që kur isha fëmijë, duke shkuar në Camp Nou çdo të diel. Nëse mund të ndihmoj në ndonjë mënyrë, dua ta bëj. Është diçka që e ndjej brenda meje”, ka thënë fillimisht Pique.

“Nuk mendoj se tani është koha. Jam i fokusuar në Kings League, jemi në një proces zgjerimi”.

“Nuk e dini kurrë në të ardhmen, por mund të jetë një opsion. Nuk më pëlqen kurrë t’i mbyll dyert vetes”.

Lexo po ashtu "Xavi do të qëndroj te Barcelona dhe kjo është e sigurt" - legjenda e katalunasve me një deklaratë të papritur

“Të jesh president i Barcelonës është një përgjegjësi e madhe, por mund të ketë një ndikim të madh në klub nëse vendos ta provoj në një moment. Në të ardhmen mund ta eksploroj këtë mundësi, por jo tani”, përfundoi ish-mbrojtësi.

Mundësia më e hershme që Pique do të kishte për të sfiduar për presidencën e Barcelonës është në vitin 2026, kur mandati i Joan Laporta do të përfundojë. Ai me siguri do të ishte një figurë e njohur në mesin e anëtarëve ekzistues. /Telegrafi/