Telegrafi

Pique: Guardiola më dha gjithçka

Pique erdhi në Barcelona falë insistimit të Pep Guardiolas, ndërkohë që ai ishte vetëm zgjedhja e dytë e Fergusonit te Manchester United.

“Në aspektin futbollistik, Guardiola më dha gjithçka. Unë e kam ditur se nuk është normale të kthehesh dhe të luash për Barcelonën kur e di se nuk ke pasur mjaft minutazh tek United. Unë i jam mirënjohës atij”, thotë Pique.

Pique është njëri prej faktorëve kyç të suksesit të Barcelonës, pasi që është i pazëvendësueshëm në mbrojtjen Blaugrane. Është pikërisht Pique ai që do të mungojë të martën në ndeshjen kthyese të Barcelonës ndaj Arsenalit në Camp Nou, për shkak të suspendimit. /Telegrafi/