Gerard Pique ka pohuar se Barcelona është dashur që ta fitojë dy herë titullin për shkak të fundit triumfant të sezonit.
Barcelona pasi rrëshqitje në formë në prill që e ktheu Realin në luftën për titull, dhe Pique thotë se për luftën e bërë, katalanasit meritojnë titullin.
“Ne jemi të kënaqur që kemi ndjekur dinamikën e sezonit të kaluar”.
“Ne po jetojmë në një pjesë të rëndësishme të historisë së klubit”.
“Eshtë hera e parë që klubi ka fituar gjashtë tituj nga tetë sezonet e fundit. Ne është dashur ta fitojmë titullin dy herë radhazi. Ishim 10 pikë përpara, ne e patëm të fituar”.
“Sa i përket festimeve të titullit, do të festoj si i çmendur, nuk më intereson për të tjerët”, u shpreh Pique.
Pique ka qenë i involvuar gjatë sezonit në një luftë fjalësh me mbrojtësin e Real Madridit, Alvaro Arbeloa. /Telegrafi/