Telegrafi

Pique: Gjyshi më ka mësuar si të jem barcelonist

25-vjeçari ka kaluar gjithë karrierën në Camp Nou, përveç disa huazimeve të shkurta te Manchester Unitedi dhe Zaragoza.

Spanjolli ishte bërë pjesëtar i klubit nga gjyshi i tij, Amador Bernabeu, i cili ka qenë anëtar i bordit dhe zëvendëspresident i Barcës.

“Është e vërtetë që gjyshi im dhe prindërit e mi ma kanë bërë të qartë se çfarë do të thotë të jesh tifoz, si të jesh një barcelonist, dhe jam shumë krenar për këtë”.

“Ishte ideja e gjyshit tim. Ai ishte në bordin e drejtorëve të Barcelonës dhe që nga fillimi donte të më bëjë një barcelonist”, ka treguar Pique për Uefa.com. /Telegrafi/