Telegrafi

Pique: Gjyqtar të paanshëm në ndeshjen kthyese

“Unë e kam shikuar në televizor dhe e kam parë se goli i Militos ishte nga pozita jashtë loje dhe goli i Maiconit erdhi pas ndërhyrjes së palejuar në Messin. Gjyqtari nuk bëri asgjë. Ndeshja e dytë duhet të jetë me një gjyqtar të paanshëm”.

“Interi na njeh shumë mirë dhe dominoi në lojë, ashtu siç ditën ta ndalin lojën tonë. Gjithçka është e mundshme gjatë ndeshjes kthyese, diferenca është prej dy golash por ne mund ta tejkalojmë atë”, sqaroi Pique.

Pique ishte fytyra tragjike e mbrëmjes, pasi që në të tri golat ishte fajtor dhe dështoi në dy-tre raste ideale në fund të takimit. /Telegrafi/