Telegrafi

Pique: Fabregas e do Barcelonën

“Unë e kam ditur se Cesc Fabregas kërkon të bashkohet me Barcelonën që prej disa vitesh, por tani është më shumë se një dëshirë për ta bërë këtë. Tani është diçka që ai ndjen se duhet ta bëj. Kampionati Botëror nuk ka qenë një gjë e mirë për Arsenalin”.

“Kjo do të thotë se ai ka kaluar gati çdo ditë me mua, Xavin, Iniestan dhe Victor Valdesin, ndërsa ai i ka qartësuar ndjenjat e tij. Ai është i fokusuar te Spanja, por zemrën e tij është në Barcelonë. Unë mendoj se tanimë në zemrën e tij ai është duke e bartur fanellën e Barcelonës”, ka thënë Pique. /Telegrafi/