Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është i zhgënjyer për eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.
Atletico Madridi u tregua ekip më i fortë se katalunasit duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 dhe duke vazhduar në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane.
“Padyshim se është një goditje e madhe, ne nuk e prisnim të ndodhte”, është shprehur qendërmbrojtësi.
“Tash duhet të ngrihemi sërish, ngjashëm siç ka bërë ky klub shumë herë më parë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/