Telegrafi

Pique: E dija se Neymari do largohej, e vendosi në dasmën e Messit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, pretendon se e dinte që Neymari po largohej drejt PSG-në kur ai vendosi postoj ‘cicërimën’ e tij të famshme “qëndron” në Twitter muajin e kaluar.

I pyetur për cicërimën e postuar në Twitter gjatë turneut të Barcelonës në SHBA, Pique pretendon se ishte thjesht intuita e tij se braziliani do të qëndronte në Kataloni, por tani ai e ka ndryshuar historinë e tij edhe një herë.

Lexo po ashtu Pique flet për foton me Neymarin që shkaktoi kaos, ai e sqaron situatën

“Nuk më duket sikur jam mashtruar”, u tha Pique gazetarëve në konferencën për shtyp para Superkupës së Spanjës, e cila zhvillohet të dielën mbrëma.

“Tani që gjithçka ka ndodhur unë mund të shpjegoj se si u rrëzua gjithçka”.

Lexo po ashtu Neymar flet për herë të parë për foton me Piquen, ku mbrojtësi tha se do të qëndrojë

“Në dasmën e [Lionel] Messit, Neymari tashmë e kishte këtë ide se ai do të largohej nga Barcelona”.

“Dita kur kam postuar ‘se queda’ [ai qëndron], tashmë e dija se ai ishte 100 për qind duke u larguar, por ishte qëllimi im i fundit për ta ndalur”.

Lexo po ashtu Pique shpjegon arsyen e postimit me Neymarin në rrjetet sociale dhe pyet brazilianin: Dëshiron më shumë paratë apo titujt?

“Ai ishte i mërzitur me mua. Unë jam i sigurt se ai kishte arsyet e tij”.

“Në fund, nuk mund ta gjykojmë atë pasi ai ka marrë një vendim të guximshëm”, përfundoi Pique. /Telegrafi/