Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se Manchester City do të mbrojë titullin e Ligës Premier këtë sezon dhe ka mbështetur ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, për të cilin mendon se po bënë një punë të mirë.
Pique, një fitues i shumëfishtë i La Ligas, e di saktësisht se çfarë duhet për të arritur tituj të brendshëm.
Ai ka arritur këtë sukses disa herë nën kujdesin e Guardiolës gjatë kohës së tyre që e kaluan së bashku në Kataluni.
Dhe pasi Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt supremacisë në Ligën Premier, Pique mendon se Guardiola do ta bëjë të njëjtën gjë këtë sezon.
Pavarësisht nga rivalizimi i Liverpoolit dhe Chelseat, të përforcuar ndjeshëm gjatë verës, Pique mendon se Qytetarët do ta mbrojnë titullin.
“Liverpooli është një ekip i madh dhe do të jetë kundërshtari i Guardiolës, pasi ata kanë lider të mëdhenj, por do ta shohim sfidën”.
“Nuk e di se kush do të fitojë”.
“Për mua, City është diçka më shumë favoritë, por në Champions kurrë nuk mund ta dini”, ka thënë Pique në një intervistë për gazetën AS. /Telegrafi/