Telegrafi

Pique bën histori në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi me më shumë gola në këtë garë

Gerard Pique ka shënuar golin e fitores për Barcelonën kundër Dinamo Kievit, që nuk ishte vetëm i rëndësishëm për klubin, por gjithashtu përfaqësoi edhe një arritje personale për qendërmbrojtësin, pasi ai bëri historinë e Ligës së Kampionëve.

Me golin, Pique u bë mbrojtësi me më shumë gola në historinë e Ligës së Kampionëve, aq sa ka Roberto Carlos, i cili është i pensionuar.

Sergio Ramos është afër pas tij me 15 gola, që është një më pak se 16 gola që Pique i ka shënuar.

Goli i Pique ishte i pari në Ligën e Kampionëve për Barcelonën këtë sezon, ndërsa mbrojtësi katalunas edhe golin e tij të parë e ka shënuar kundër Dinamo Kievit, kur ai ishte duke luajtur për Manchester United.

Pique ka luajtur tre ndeshje të Ligës së Kampionëve me Man Utd, ku ka shënuar edhe një gol tjetër atë sezon kundër Romës.

14 golat e mbetur janë shënuar të gjithë me Barcelonën. /Telegrafi/