Telegrafi

Pique: Barcelona luan për fitore ndaj Tottenhamit

Gerard Pique këmbëngul se Barcelona synon të mundë Tottenhamin në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se tashmë ka fituar grupin.

Ndeshja ka rëndësi të madhe për vizitorët që konkurrojnë për vendin e dytë të kualifikimit nga grupi krahas gjigantëve italian Interit.

Klubi italian ka shprehur shqetësimin e tyre se Barcelona do të pushojë disa yje për këtë lojë.

Lexo po ashtu Valverde bën shumë ndryshime, ndaj Tottenhamit aktivizohen rezervistët

Megjithatë, Pique këmbëngul se klubi i tij do të luajë si gjithmonë për fitore dhe shpresojnë ta mbajnë portën e paprekur.

Pique gjatë një dueli me Heung-Min Son në ndeshjen e parë (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Sigurisht që ne do të luajmë për të fituar, ashtu siç bëjmë gjithmonë”, ka thënë fillimisht Pique për gazetën Tuttosport.

“Historia jonë e tregon këtë, dhe ne nuk duam ndërprerjen e rezultateve tona të mira”.

Barcelona. pritet t’i bëjë disa ndryshime (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Në veçanti, ne duam të fitojmë dhe të mbajmë një tjetër ndeshje portën e paprekur”.

Lexo po ashtu Valverde siguron se Barça do tentojë fitore ndaj Tottenahmit, por nuk premton inkuadrimin e lojtarëve më të mirë

“Sa për Interin dhe Tottenhamin, unë shpresoj që ekipi më i mirë të kualifikohet”.

“Sigurisht, ne do të luajmë lojën tonë duke u përpjekur ta fitojmë ndeshjen”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/