Telegrafi

Pique arrin shifrën magjike me 500 ndeshje në karrierë (Foto)

Gerard Pique që është një ndër mbrojtësit më të mirë modern ka zhvilluar ndeshje e 500-të në karrierë.

Të ënjtën në Torino, ku Spanja luajti baras 1-1 me Italinë, mbrojtësi katalunas zhvilloi ndeshjen e 500 si lojtar profesional.

Produkti i La Masias ka zhvilluar 365 ndeshje me skuadrën e tij aktuale Barcelonën.

Ai ka bërë karrierë edhe me Manchester United dhe Real Zaragoza.

Për klubin anglez ai zhvilloi 22 ndeshje, ndërsa 26 ndeshja ka zhvilluar për klub tjetër spanjoll, Zaragoza.

Ai është pjesë e Kombëtares që nga viti 2009, dhe me La Rojan ka 84 paraqitje. /Telegrafi/