Scottie Pippen ka ndezur polemika, duke pretenduar se Kobe Bryant ishte një basketbollist më i mirë se ish shoku i tij i skuadrës Michael Jordan.
Dy ish-lojtarët e Chicago Bulls morën pjesë në dokumentarin ‘The Last Dance’ për Jordanin.
“[Kobe] u përpoq aq shumë për të qenë Michael Jordan”.
“Kur kthehem dhe shikoj videot e tij i them vetes: ai ishte më i mirë se Michael Jordan”.
“Ai punoi aq shumë. Ky fëmijë doli nga shkolla e mesme”.
“Kobe ishte një djalë shumë inteligjent dhe ai besonte në përpjekjen për të qenë më i miri”.
“Unë me të vërtetë e urrej që ne nuk i thamë se sa i shkëlqyeshëm ishte ai”, ka thënë Pippen. /Telegrafi/