Telegrafi

Pippa Middleton shtyn dasmën shkaku i Katet!?

Pippa Middleton dhe James Matthew kanë vendosur të martohen dhe ceremoninë e kanë planifikuar për vëren e ardhshme, por sipas thashethemeve nga ishulli anglez, duket se ajo do të shtyhet.

Dhe shkak është bërë e motra, dukesha Kate që sipas mediave britanike pret të bëhet nënë për herë të tretë.

Qe katër muaj pas lindjes së Charlotte u fol se Kate ishte përsëri shtatzënë dhe mediat gossip shpërthyen me histori nga më të ndryshmet.
Kësaj here në të kundërt ka shumë gjasa që lajmi të jetë i vërtetë. Ajo çka i shton dyshimet është data e martesës së Pippa Middleton dhe James Matthew, të cilët do të martohen në kishën St.Mark’s në Englefield në verë, e cila është shtyre. Thashethemet thonë se kjo është e lidhur me shtatzëninë e Kate. /Telegrafi/