Telegrafi

Pioneer prezanton kompiuterin e ri desktop

Mediat vendase e kanë cilësuar me nofkën “Kafsha”, kjo për shkak të parametrave të tij. Ky kompiuter ka një ekran me prekje 21.5-inch me rezolucion 1920 x 1080, një procesor të gjeneratës së dytë opsional Intel-Core i3 ose i5, një kartë grafike Nvidia 310m 512 MB, 8 GB/RAM, lexues e shkrues të disqeve Blu-ray, WiFi dhe dy bokse 5W të integruar.

Kompiuteri desktop i Pioneer ndodhet aktualisht në treg dhe kushton 1399 $. /Telegrafi/