Telegrafi

Pinto, edhe sezonin tjetër te Barca

Kontrata paraprake e 37-vjeçarit skadonte në fund të sezonit aktual, por ai e ka vazhduar atë edhe për një sezon tjetër.

“Ndjehem me fat që jam bërë pjesë e historisë së kësaj skuadre mahnitëse”, citon faqja zyrtare e Blaugranëve fjalët e spanjollit.

Pinto iu bashkua Barcelonës në janar të vitit 2008 nga Celta Vigo dhe ka qenë zgjedhja e dytë e trajnerëve, pas Victor Valdes. /Telegrafi/