Dje gjatë ditës, Pinterest ka njoftuar edhe zyrtarisht se aplikacionet e saj janë në dispozicion për Android, iOS, duke përfshirë edhe tabletin e Apple, iPad.
Çuditërisht, në blogun e saj zyrtar Pinterest thotë se qëllimi i saj nuk është për t’i mbajtur njerëzit online, por për t’i frymëzuar ata për të qenë "off-line" dhe t’i bëjnë gjërat që ata duan.
Në njoftimin e saj, Pinterest gjithashtu thotë se aplikacionet e saj janë zhvilluar për të punuar mirë në të dyja platformat mobile, Android dhe iOS, pavarësisht madhësisë së ekranit të pajisjes.
Megjithatë, Pinterest thekson se aplikacioni i saj deri tani më së miri funksionon në tabletin e Apple, iPad, pasi që aty përdoruesve u mundësohet të shfletojnë, ruajnë dhe të organizojnë përmbajtjen e tyre sipas dëshirës. / Telegrafi /