Telegrafi

Pinte raki, hante mish derri, nuk shkonte në xhami, e rrihte gruan: Ky është profili i vrasësit masiv në Nice të Francës, sipas kushëririt të tij

Mohamed Lahouaiej Bouhlel del të mos jetë me bindje xhihadiste, sipas kushëririt të tij që foli për MailOnline.

31-vjeçari që mbolli terror në Nice të Francës, gjatë festimit të Ditës së Bastijës ku me kamion vret 84 të pafajshëm, kishte pirë alkool, kishte ngrënë mish derri, dhe përdorte droga.

“Ai kurrë nuk ka shkuar në xhami, ndërsa rrihte gruan me të cilën ka tre fëmijë. Ai ishte gati për t’u ndarë me të”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Bouhlel, ishte i njohur për Policinë franceze, që nga janari i këtij viti. Ai kishte humbur punën si shofer i dërgesave kur kishte rënë në gjumë dhe kishte goditur me kamion katër vetura e po ashtu ishte i përfshirë në një rrahje në bar.

Walid Hamou, thotë: “Nuk ishte fetar. Nuk shkonte në xhami, nuk falej, e nuk e mbante Ramazanin. Ai pinte raki, hante mish derri dhe merrte droga. Këto ndalohen në islam”.

Policia ka bastisur banesën e tij. Gruaja dhe fëmijët e vrasësit janë marrë nën kujdes që sot në mëngjes.

Wissam, fqinj nga fshati i tij në Tunizi, thotë: “Të enjten ka pirë me një koleg dhe janë përleshur. Shoku i tha se nuk vlen asgjë, por ai ia ktheu: ‘Një ditë do të dëgjosh për mua’”

Një fqinj tjetër e ka përshkruar si të luhatshëm dhe asocial. /Telegrafi/