Site icon Telegrafi

Pink u reagon ndjekësve pas kritikave që mori për paraqitjen e saj në protestën “Black Lives Matter”

Pink (Foto: Instagram)

Pink së bashku me bashkëshortin e saj, Carey Hart, kanë qenë të pranishëm në protestën e organizuar pas vrasjes së George Floyd.

Këngëtarja, ashtu si shumë të famshëm të tjerë, ka ndarë një numër postimesh që mbështesin ata që protestojnë kundër brutalitetit të policisë dhe po dilnin në rrugë për të bërë thirrje për reforma.

Të shtunën, ajo po ashtu publikoi një fotografi të sajën në Instagram e cila siç duket nuk është pritur mirë nga fansat e saj.

Pink (Foto: Instagram)

Fotografia e shfaq këngëtaren me një triko blu dhe xhinse të së njëjtës ngjyrë, ndërsa ka ngritur gishtat për paqe.

Për më tepër, këngëtarja e “Walk Me Home”, e cila ishte diagnostikuar me coronavorus muaj më parë, kishte vendosur një maskë në fytyrë.

Përkundër komenteve të shumta negative, Pink nuk hezitoi t’u përgjigjet ndjekësve të saj në komentet e tyre.

“Çdo jetë është e rëndësishme. Të gjithë njerëzit kanë të drejta të barabarta. Për mu termi ‘black live matters’ është racist”, ka shkruar njëri nga komentuesit.

“Mirë, ajo që mund të ju them juve është edukojeni veten tuaj”, ka qenë përgjigja e artistes amerikane.

Një ndjekës tjetër pyeti pse askush nuk proteston kur një person i bardhë është vrarë, duke bërë që Pink të reagojë sërish: “Askush nuk po të ndalon vëlla”.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja është ‘përplasur’ me njerëz që kritikojnë qëndrimin e saj për lëvizjen “Black Lives Matter” në mediat sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version