Një zëdhënëse e këngëtares, Pink tha se ylli i pop muzikës u u pranua në spitalin e Sidneyt për shkak të virusit.
Koncerti i parë i turneut “Beautiful Trauma” u anulua me rekomandimet e mjekëve australian.
Ajo kishte probleme gjatë ditës së shtune që kulmuan gjatë mbrëmjes së diele.
Pink u pranua në spital për dehidratim dhe se u lirua më pas, por sërish u kthye gjatë ditës së djeshme në spital, pas së cilës u diagnostikua me një virus në stomak.
Pritet që në koncertin e planifikuara për të premten dhe të hënën, të mbahet gjatë ditëve të javës së ardhshme.
Turneu i saj i Australisë filloi më 4 korrik dhe duhet të përfundon më 26 gusht të këtij viti. /Telegrafi/