Ditë më parë, këngëtarja amerikane, Pink, ka zbuluar se ajo dhe djali i saj tre vjeçar Jameson kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Ajo së fundmi përmes rrjetit social, Instagram ka folur në lidhje me përvojën e saj me virusin vdekjeprurës, duke thënë se ka qenë ‘me të vërtetë e sëmurë’ dhe duke ia kujtuar njerëzve se ‘askush nuk është e sigurt në këtë’.
Këngëtarja filmoi një bisedë me shoqen dhe autoren Jen Pastiloff, pasi ajo dhe djali i saj tre vjeçar, Jameson, rezultuan pozitiv për COVID-19.
Biseda ishte pjesë e serisë “Chat dhe Feed” për të mbledhur para për të ushqyer njerëzit në nevojë.
Madje, biondja shton se kjo ishte hera e parë në tre javë që ajo është rregulluar.
“Ne kemi qenë shumë të sëmurë. Kam pasur shumë netë ku unë kam qarë dhe kurrë nuk jam lutur më shumë në jetën time”.
“Në një moment e dëgjova veten duke thënë, ‘mendova se ata na premtuan se fëmijët tanë do të ishin në rregull’. Dhe kjo tashmë shihet nuk është e sigurt. Askush nuk është i sigurt nga ky virus”, ka thënë Pink.
“Jameson ka qenë vërtetë i sëmurë. Kam mbajtur një ditar të simptomave të tij për tre javët e fundit. Ai ende, tre javë më vonë, ka një temperaturë 100 gradë”, vazhdon Pink.
“Është vërtet, me të vërtetë e frikshme, nuk do të gënjej”, tha ajo, duke shtuar, “Vetëm kur mendon se je më mirë, ndodh diçka tjetër”.
Deri më tani, burri i saj, Carey Hart dhe vajza, Willow, nuk janë sëmurë, ndërkohë Pink dhe Jameson që atëherë kanë rezultuar negativ për virusin.
Alecia Beth Moore, mamaja e së cilës është infermiere, ka dhuruar një milion dollarë për punonjësit e kujdesit shëndetësor. /Telegrafi/