Këngëtarja Pink kishte një natë mjaft të gjatë në evenimentin madhështor, CMA Awards 2019, të mërkurën.
Jo vetëm se ajo performoi këngën “Love Me Anyway” me Chris Stapleton, por e gjithë familja e saj ishin aty për ta ndjekur.
Para se të fillojë shoun, Pink, 40-vjeçe, ka folur me Entertainment Tonight për të sjellë bashkëshortin e saj, Corey dhe dy fëmijët, Willow dhe Jameson, në një event të tillë si CMAS.
“Ata e bënë vetëm për dëshirën time. Ata kaluan kohë të mirë”, ka thënë Pink. “Ata ishin këtu për të më parë mua dhe gjithçka ishte e mahnitshme”.
Ylli i “Walk Me Home” po ashtu ka folur edhe rreth martesës së saj, duke treguar se në janar, ajo dhe bashkëshorti i saj kremtojnë përvjetorin e 14-të të martesës. “Ai meriton një trofe”, vazhdon ajo. “Ne jemi mësuar me të gjitha, dhe për këtë jemi së bashku”.
Më në fund, 40-vjeçarja ka deklaruar se në vitin 2020 dëshiron të pauzojë nga muzika, duke ndjekur edhe turneun në gjithë botën dhe albumin “Hurts 2B Human”.
“Ne i kemi bërë të dyjat dhe tanimë gjysmë jetë muzikë, dhe Willow do rikthehet në shkollë”, ka thënë Pink.
“Duket se është një vit i familjes”, shton më tej. ‘Dhe Carey është mbështetës, ai më ka ndjekur mua kudo dhe tani është radha ime”, ka thënë në përfundimin e bisedës këngëtarja amerikane. /Telegrafi/