Telegrafi

Pink fanse e Lily Allen

Dy këngëtaret kanë bashkëpunuar për incizimin e këngës "True Love", e cila do të jetë pjesë e albumit të radhës të Pink, "The Truth About Love".

“Për herë të parë e kam takuar gjatë incizimit të këngës, por gjithmonë kam qenë fanse e saj”, ka deklaruar Pink për Capital FM.

Albumi "The Truth About Love" do të lansohet më 17 shtator, ndërsa përveç bashkëpunimit me Allen, aty gjendet edhe një duet i Pink me reperin Eminem. /Telegrafi/