Site icon Telegrafi

Pink dhuron 500 mijë dollarë për viktimat e zjarrit në Australi

Pink (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Yjet ndërkombëtarë kanë treguar mbështetjen e tyre për viktimat e zjarrit në Australi.

Selena Gomez dhe Kim Kardashian janë vetëm dy nga shumë yjet që kanë ndarë në rrjetet sociale imazhe të ndryshme të gjendjes fatkeqe, duke inkurajuar fansat e tyre që të dhurojnë.

Pink, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Beth Moore, tha se ajo është ‘shkatërruar plotësisht’ dhe premtoi një donacion në vlerë 500,000 dollarë.

Pink (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Numri i të vdekurve kombëtar të zjarrit arriti në 23 të shtunën, dhe më shumë se 1.500 shtëpi janë shkatërruar nga zjrret këtë sezon në New South Wales dhe Victoria.

Selena publikoi një link të një artikulli në Instagram, duke u bërë thirrje 164 milionë ndjekësve të saj që të dhuronin.

Selena Gomez (Foto: JC Olivera/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë Kim Kardashian paralajmëroi fansat e saj në Instagram për faktin se ‘mbi gjysmë miliardë kafshë janë ngordhur në Australi’.

Kim Kardashian (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Pink publikoi gjithashtu në një status në twitter, numrin e shërbimeve lokale të zjarrit shtetëror në Australi.

“Unë jam plotësisht e shkatërruar duke parë atë që po ndodh në Australi tani me zjarret e tmerrshme” shkroi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version