Site icon Telegrafi

Pink dhe djali i saj ndjehen më mirë pas infektimit me coronavirus

Pink (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Pink kishte treguar të premten se ajo dhe djali i saj trevjeçar Jameson kishin rezultuar pozitivë për COVID-19.

Ndërsa gjatë fundjavës, 40 vjeçarja ka treguar se tashmë ata po ndihen më mirë duke pritur që të shërohen plotësisht, shkruan Daily Mail.

“Në fillim gjithçka që dëgjonim ishte se ky virus nuk mund t’i infektojë të rinjtë, por vetëm ata që janë në moshën 65 vjeç apo më tepër”.

“Unë kam astmë, po Jameson është vetëm tre vjeç, po tani jemi më mirë. Gjëja më e keqe që na sulmon tani për tani është poleni”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Pink dhuron një milion dollarë donacion pasi ajo dhe djali i saj tre vjeçar rezultuan pozitiv me coronavirus

Krijuesja e hitit “Just Give Me A Reason” dhe djali i saj janë të vetmit në familje të infektuar, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vajza tetëvjeçare janë në gjendje të mirë.

 

Ajo nuk la anash edhe punëtorët shëndetësorë, të cilët i ka falënderuar për punën që bëjnë për t’i mbrojtur personat e infektuar, teksa u bëri thirrje ndjekësve që të qëndrojnë në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version