Site icon Telegrafi

Pink dhe Carey Hart festojnë 14 vjetorin e martesës

Pink dhe Carey Hart (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images)

Këngëtarja dhe aktorja e famshme amerikane, Pink, prej vitesh është e martuar me partnerin e saj, Carey Hart.

Ylli i muzikës pop, 40-vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Hart, 44-vjeç, dje festuan përvjetorin e 14-të të martesës, derisa nuk munguan dedikimet emocionale ndaj njëri-tjetrit.

“14 vite i martuar me këtë grua të mrekullueshme”, shkroi ai.  “Jam shumë i lumtur me jetën që kemi ndërtuar së bashku. Të dy prej neve erdhëm nga shtëpi të ndryshme, por ne punuam shumë për lidhjen tonë”.

Ai vazhdoi: “Dhe shiko tek ne tani! Jemi rritur së bashku dhe tani kemi një familje të mahnitshme. Faleminderit që jeni shoqja ime më e mirë  (e di që nuk ju pëlqen kjo) dhe nënë e mahnitshme për fëmijët tanë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pink

Imazhet e adhurueshme që Hart ia bashkangjiti dedikimit tregojnë atë dhe Pinkin me fëmijët e tyre – Willow Sage Hart, 8- vjeçe dhe Jameson Moon Hart, 3 –vjeçe, teksa një imazh i tretë i paraqitur është për ditën e tyre të veçantë në 2006 në Kosta Rika, ku ata kurorëzuan dashurinë me martesë.

“Shumë vite. Shumë ndryshime në stil. Ne ishim kështu shumë vite më parë. Nuk ishte perfekt, po jam e lumtur për këtë. E dua familjen time. Faleminderit që qëndrove me mua, dhe çdo herë prapa meje. Ju jeni i vërtetë, Carey Hart”, shkroi Pink në postimin e saj të ndarë në rrjetin social, Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version