Site icon Telegrafi

Pink bëhet sërish nënë, publikon imazhe me të sapolindurin (Foto)

Këngëtarja e dashur për të gjithë është bërë nënë për të dytën herë.

Pink është nëna e një vajze dhe tashmë ajo ka edhe një djalë, të quajtur Jameson Moon.

Lajmin e ka dhënë vetë përmes postimeve në Instagram të djalit, bashkëshortit të saj dhe vetes.

“E dashuroj babain e djalit tim”, ka shkruar Pink në foton e tyre.

Në një tjetër foto të djalit, artistja ka publikuar edhe datën kur i biri ka lindur. Një ditë pas Krishtlindjeve ka ardhur në jetë Jameson Moon Hart. /Telegrafi/

Exit mobile version