Site icon Telegrafi

Pininfarina shfaqë imazhin e hiper-makinës elektrike, që prodhon 1,900 kuajfuqi (Foto)

SONY DSC

Për prezantimin e tërësishëm, duke të presim deri Geneva Motor Show 2019

Edicioni i sivjetmë i Pebble Beach, është dominuar nga Bugatti Chiron Divo, por që nuk ishte e vetmja hiper-makinë me mbi 1,000 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

Meqenëse, në këtë panair u bë e ditur se Pininfarina do ta lansojë modelin që për momentin njihet vetëm si PFO, ndërsa do t’i ketë plot 1,900 kuajfuqi. Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se do të prodhohet në divizionin e makinave elektrike, ndërsa nuk është shfaqur në publik.

Kërkesat e mëdha për të ditur diçka më shumë mbi këtë hiper-makinë, kanë bërë që ky prodhues italian, të shfaqë vetëm pjesën e prapme të PFO. Ende nuk dihet se çfarë nënkupton ky akronim, apo nëse do ta ketë si emër final.

Në imazh shihen një palë krahë që e mbështjellin pjesën e pasme, të pajisura edhe me drita LED. Vetëm mund të spekulohet se janë për t’ia rritur aerodinamikën, ndërsa nuk dihet se çfarë pamje mund ta ketë pjesa e përparme.

Zyrtarë nga Pininfarina, kanë thënë se ky model do të prezantohet në Geneva Motor Show gjatë vitit që vjen, ndërsa do të fillojë të shitet më 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version