Sulmuesi i Genoas, Mauricio Pinilla, do të qëndrojë për pesë javë larg fushave të futbollit.
Ky është vendimi i marrë nga organet disiplinore të Federatës Italiane për sulmuesin e Genoas, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Etrit Berishës.
Sulmuesi, pas ndërhyrjes fyeu gjyqtarin, duke pretenduar se nuk kishte bërë asgjë dhe kartonit të verdhë që mori për faullin ndaj portierit iu shtua një i dytë për protesta duke mbyllur para kohe ndeshjen e tij.
Dy vite më parë, Pinilla ishte dënuar me tre ndeshje pezullim pas një përplasje në fushë me Migjen Bashën.
Sulmuesi e kishte goditur me shkelm nga mbrapa mesfushorin shqiptar që në atë kohë luante te Torino. /Telegrafi/