Kjo pije e cila do t’ju bëhet shumë e dobishme dhe do t’ju ndihmojë që të përmirësoni dhe detoksifikoni organizmin tuaj
Do t’ju përmirësojë metabolizmin dhe do t’jua zgjidhë problemet me zorrën e trashë.
Përveç kësaj, do t’ju ndihmojë edhe në humbjen e peshës së tepërt trupore, transmeton Telegrafi.
Përbërësi kryesor i kësaj pijeje është majdanozi i cili është i pasur me shumë cilësi shëruese siç janë:
– ndikon si diuretik natyralë, d.m.th.; nxjerr tepricën e ujit nga organizmi;
– ka shumë cilësi kundërinflamatore;
– ndikon si antioksidans;
– pengon krijimin dhe përhapjen e qelizave kancerogjene;
– ndihmon në gjendjet stresuese dhe të anksiozitetit;
– eliminon erën e keqe, duhet të përtypni fletë të kësaj bime;
– pastron gjakun;
– pengon infeksionet e fshikëzës urinare dhe të veshkave.
Përbërësit e nevojshëm: 1 limon, një grusht majdanoz, një lugë kanellë, një lugë e vogël uthull molle, 500 ml ujë.
Përgatitja: Qitni gjithë përbërësit në blender dhe bluani derisa të përftoni lëngun i cili do të pihet para se të flini gjumë.
Natyrisht, për rezultate pozitive duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe të shëtitni.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/