Site icon Telegrafi

“Pinguini macaroni” më i vjetër i Amerikës së Veriut mbush 40 vjeç

SeaWorld San Diego po feston ditëlindjen e 40-të të pinguinit më të vjetër të njohur “macaroni” në Amerikën e Veriut.

Ai thuhet se zyrtarisht mbushi 40 vjeç të mërkurën, përcjell Telegrafi.

Me këtë ai ka tejkaluar shumë jetëgjatësinë e pritur prej 15-20 vjetësh për një pinguin të tillë në natyrë.

SeaWorld tha se “Shoku më i mirë”, i quajtur me dashuri “plaku më i çmuar” në park, vuan nga pamjaftueshmëria e shikimit.

Megjithatë, ai gjithsesi ka dëgjim të shkëlqyer dhe mund t’i identifikojë rojet e tij me zërat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version