Gjatë realizimit të dokumentari për kafshët nga BBC, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë – një pinguin ka kërcyer në barkën e stafit të televizionit anglez për t’i shpëtuar dhëmbëve të mprehtë të fokës.
Në videon e publikuar më poshtë shihet pinguini duke kërcyer në barkë, për t’i shpëtuar masakrimit nga foka që me çdo kusht kërkonte ushqim për “drekë”, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar nga ekipi i televizionit që i kishte kaluar dhjetë javë duke eksploruar Peninsulën e Antarktikut.
Por, është interesant se si pasi përfundon në ujë, pinguini kthehet në ujë.
Nuk dihet nëse i ka shpëtuar më të keqes, megjithatë videoja ka shkaktuar interesim të madh tek miliona njerëz që e kanë shikuar videon. /Telegrafi/