Site icon Telegrafi

Pinguini i dashuruar në këpucën sportive

Pinguini Napoleon është dashuruar “deri në veshë” në këpucën sportive bardh e zi të firmës Wellington, të cilën shpesh e bartë roja e kopshti zoologjik Dennis Kuebler.

“Pinguini gëzohet pa masë pasi sheh këpucën time dhe fillon të kërcejë. Bile edhe e përkëdhel atë. Me sa duket këpucën e sheh si femër potenciale”, tha Kuebler.

Nëse ndonjëri prej pinguinëve tjerë i afrohet këpucës, Napoleon e sulmon dhe e ruan të përzgjedhurën e tij, shkruan Orange. /Telegrafi/

Exit mobile version