Site icon Telegrafi

Pinguini gay ndahet nga i dashuri për një femër

Sipas një tregimi të botuar në shumicën e gazetave më të lexuara amerikane, Harry e ka lënë ‘të dashurin’ e tij Pepper për një shpezë ‘më atraktive, një vejushë të quajtur Linda, në kopshtin Zoologjik në San Francisco, raporton Sky News.

Për gjithë ngjarjen është akuzuar pinguini Linda, e cila është etiketuar si ‘prishëse e shtëpisë’ që ‘jeton për lumturinë e saj personale, pavarësisht kush lëndohet’.

LA Times ka raportuar se Harry dhe Pepper kishin jetuar të lumtur me njëri-tjetrin, duke mbrojtur vezët e braktisura nga të tjerët, për shumë vite.

Por lidhja e tyre ka përfunduar me një përfundim tronditës kur Harry ishte zhvendosur në një strofull fqinje me të mbeturën vejushë së fundi, Lindën.

Exit mobile version