Site icon Telegrafi

Pinguini gabimisht notoi deri në Zelandën e Re

Kjo është hera e parë pas 44 viteve që një pinguin u paraqit në plazhin e Zelandës së Re. Pinguinin e para e vërejti Christine Wilton.

“E pashë një pinguin mbretërorë në plazh dhe fillimisht mendova se kisha halucinacione”, tha Christie.

Ekspertët thanë se pinguini me siguri është shëtitur nëpër Zelandë të Re në kërkim të ushqimit. Nëse vërtet ka notuar 3.500 kilometra nga Antarktiku në Zelandën e Re, atëherë i bie se këtë rrugë e ka kaluar për një muaj.

Ekspertët njoftuan se për pinguinët kjo nuk është e pamundur, pasi ata mund të qëndrojnë me javë në det, ndërsa dalin në tokë vetëm për tu çlodhur. /Telegrafi/

Exit mobile version