Telegrafi

Pinguinët homoseksualë kapen në hajni

Pinguinët homoseksualë janë kapur duke vjedhur vezët nga çiftet heteroseksuale në kopshtin zoologjik Polar Land të qytetit kinez Harbin. Në këtë vepër i ka shtyrë dëshira e natyrshme për tu bërë prindër.

Çifti i pinguinëve ka zëvendësuar vezët me gurë për të fshehur krimin e tyre, mirëpo prapëseprapë janë kapur dhe janë ndarë nga grupi i tyre.

Punëtorët e kopshtit zoologjik kanë ndarë meshkujt nga pinguinët tjerë për të evituar këto probleme në sezonin e klloçitjes së vezëve.

”Një prej detyrave të meshkujve të rritur është që të ruajnë vezët, mirëpo edhe përkundër faktit se nuk kanë predispozitat biologjike për trashëgimi, ekziston dëshira natyrore”, ka thënë një prej rojtarëve të kafazit me pinguinë.

”Ky nuk është diskriminim. Na duhet t’i ndajmë përndryshe marrëdhëniet në tërë grupit do të prishen”, ka thënë ai.