Disa pamje të publikuara në internet tregojnë se si 12 pinguinë të shpëtuar janë lëshuar përsëri në det pasi u gjetën të kequshqyer dhe të dehidratuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 12 pinguinët Magelanik (Spheniscus Magellanicus) ishin kthyer në det së bashku, sepse kjo rriti shanset e tyre për të mbijetuar dhe për të vazhduar migrimin e tyre.
Lirimi u bë në plazhet e San Clemente del Tuyu, në bregdetin e Atlantikut të Argjentinës, mëngjesin e 15 qershorit.
Pinguinët mund të shihen duke u kontrolluar dhe duke u rikuperuar në objektet e Mundo Marino, nën vëzhgimin e punonjësve të një fondacioni përpara se të çohen në një plazh dhe të lirohen nga një kafaz në rërë.
Dhe një vajzë e re mund të shihet duke “u thënë lamtumirë” ndërsa pinguinët bëjnë rrugën e tyre për në Oqeanin Atlantik. /Telegrafi/