Site icon Telegrafi

Pingpongistët ftojnë Jahjagën në stërvitje

Me këtë rast, presidentja uroi për këtë çmim pingpongistët kosovarë dhe inkurajoi ata që të vazhdojnë përfaqësimin e shtetit edhe më tutje në arenën ndërkombëtare duke prezantuar dhe reflektuar vlerat dhe kulturën e popullit tone në mënyrë më të denjë të mundshme.

Jahjaga me këtë rast falënderoi kryetarin e FPPK-së Nehat Çitaku dhe anëtarët e bordit për një përkushtim në promovimin e vlerave të popullit tonë dhe promovimin e vazhdueshëm dhe të mëtutjeshëm të sportit të pingpongut në vendin tonë.

Me këtë rast, Çitaku dhuroi një rekuizitë sportive të pingpongut presidentes duke e ftuar atë në stërvitje të sportit të pingpongut së bashku me yjet kosovare fitues të çmimit të fundit botëror për Fair Play./KosovaPress/

Exit mobile version