Site icon Telegrafi

“Pimp My Ride” për fëmijë

Berry e pajisi karrocën për fëmijë me DVD player, makinë për thithjen e pluhurit, për ngrohjen e shishes së qumështit, me panel solar dhe navigacion satelitor.

Karroca është e mbështjellë me një pëlhurë në formë të lëkurës së tigrit, posedon drita si të makinës nga filmi i famshëm “Knight Rider”, si dhe tabelën e regjistrimit me emrin e djalit të tij Harry.

Për këtë “projekt” Berry ka punuar rreth një vit, shkruan gazeta australiane South Wales Evening Post. /Telegrafi/
 

Exit mobile version