“Një ditë pas 27 prill Bogdani është rrëfyer tek unë se nuk e kishte për qëllim hyrjen në Kuvend”, tha At Pimen i cili sot ishte dëshmitar i propozuar nga i pandehuri Bogdan Ilievski për ngjarjet e 27 prillit .
Gjatë dëshmisë, Peshkopi Pimen tha se me Bogdanin është njoftuar në rrjetet sociale nga ku u edhe u miqësuan, ai gjithashtu theksoi se ishte udhëzuesi i tij shpirtëror.
“Ai mori pjesë në protesta pa asnjë kompensim me para ose për përparim në karrierë. Bogdani me 28 prill, një ditë pas ngjarjeve, më tha se duhet të rikthehet reputacioni i lëvizjes “Për Maqedoni të Bashkuar”– deklaroi babai Pimen gjatë dëshmisë së 27 prillit.
Dëshmitari i tha Gjykatës se i pandehuri Bogdan Ilievski-Betmen gjatë protestave i ka qetësuar njerëzit dhe se kishte pastruar mbeturinat e bëra në rrugë nga protestuesit.
Peshkopi Pimen Ilievski është në mesin e pesë dëshmitarëve të propozuar nga i akuzuari Bogdan Ilievski-Betmen. Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit duhet të dëshmojnë edhe Ivona Opetçeska-Tatarçeska, Metodija Ilievski dhe Tomisllav Jovanovski të gjitha të propozuara nga i pandehuri Bigdan Ilievski-Betmen.
Sot gjithashtu duhej të dëshmon edhe Sotir Kostov, të cilin për shkak të gjendjes shëndetësore avokati i Betmenit, Sashko Dukovski e ka tërhequr nga cilësia e dëshmitarit./Alsat/