Telegrafi

Pilulat kontraceptive nxisin osteoporozën

Të paktën ky është përfundimi i një studimi amerikan i publikuar në revistën Nutrition and Metabolism.

Pavarësisht stilit të jetës, te grupi që përdorte pilulën hormonale, niveli i dendësisë dhe forcës kockore, ishte mjaft më i ulët se te koleget e tyre që nuk përdornin pilulën.

“Rezultati është i dukshëm. Përdorimi i kontraceptivëve oral ka ndikim negativ në forcën e skeletit. Piku i dendësisë arrihet në moshën 25 vjeç dhe është e rëndësishme që të jetë në atë pikë në maksimum për të ulur rrezikun e frakturave kur të mplaken”, ka vërejtur Jeri Nieves, autor i studimit. /Telegrafi/