Telegrafi

Pilulat apo spreji i marihuanës mjekësore mund të lehtësojnë dhimbjet nga skleroza e shumëfishtë

Hulumtuesit kanë zbuluar se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar nëse pirja e marihuanës është e dobishme në trajtimin e simptomave të MS. Spreji i marihuanës nuk është në dispozicion në Shtetet e Bashkuara.

Kanabinoidet mund të shkaktojnë efekte negative dhe klinicistët duhet të kenë kujdes në lidhje me ekstraktet e standardizuara kundrejt atyre të pastandardizuara të kanabisit dhe cilësisë/mosrregullimit të përgjithshëm.

Dr. Vijayshree Yadav, drejtoreshë klinike në Qendrën për MS të Universitetit të Oregonit për Mjekësi dhe Shkencë, dhe tetë ekspertë të tjerë shqyrtuan kërkimet 40-vjeçare në trajtimet alternative mjekësore për MS.

Përdorimi i mjekësisë plotësuese dhe alternative është i përhapur në 33-80 për qind të pacientëve me MS, thotë Yadav.

Shqyrtimi thotë: klinicistët mund të këshillojnë se terapia magnetike e pacientëve është, sipas gjasave, efektive për rraskapitjen dhe sigurisht joefektive për depresion; vaji i peshkut është sigurisht i paefektshëm për përsëritjet e simptomave, aftësinë e kufizuar, lodhjet, lezionet dhe cilësinë e jetesës; ginko biloba është potencialisht efektive për lodhje, refleksologjia është potencialisht efektive për parestezinë, ose "gjilpërat"; Regjimi i Cari Loderit është potencialisht i paefektshëm për aftësinë e kufizuar, depresionin dhe lodhjen, ndërsa terapia e thumbimit të bletës është potencialisht e paefektshme për rikthimin e simptomave, paaftësinë, lodhjen, vëllimin e lezionit dhe cilësinë e shëndetit.

Cari Loder, ishte profesoreshë nga Londra me MS, e cila zbuloi se një kombinim i përshkrimit të saj të antidepresantëve – lofepramine, vitaminës B12 dhe aminoacidit phenylalanine të gjetur në koka kolën dietale dukej se i lehtësonte simptomat e saj të MS, transmeton Koha.net. Kombinimi njihet si regjimi i Cari Loderit dhe ajo shkroi për të në librin e saj "Standing in the Sunshine."

Gjetjet janë botuar në revistën Neurology. /Telegrafi/